Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.comJavascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Si arrihet ne port permes autostrades
  • Porti i Durresit eshte porta kryesore e tregut shqiptar duke qene vend-hyrja e pare ne Adriatik. Si e tille ajo behet nje alternative shume interesante  per shtete pa dalje ne det si Kosova dhe Maqedonia te cilat mund te  perdorin sherbimet e ofruara nga porti i Durresit.Pozicioni kyc i Shqiperise ne uren jug-perendimore dhe jug-lindore te rrjetit tregetar europian e ben Durresin portin me te madh ne Adriatik per nga vete pozicioni gjeografik shume i favorshem ne lidhje me qendrat e medha industrale ne vend dhe jashte tij.
    Superstrada Durres-Kukes-Kosove si  nje nga veprat  me  te medha inxjinjerike krijoi lehtesira ne komunikimin midis Shqiperise dhe Kosoves duke e bere bashkepunimin edhe me te forte. Reduktimi i kostove edhe nje nga avantazhet kryesore qe krijohet nga lidhja midis dy shteteve e cila ka qene historikisht e forte nder shekuj. Nje tjeter partner por jo me pak I rendesishem eshte fqinja jone Maqedonia e cila perben nje potencial te madh tregetar.

Pozicioni Gjeografik dhe karakteristikat kryesore te Portit te Durresit
Porti  detar i  Durrësit ndodhet në  pozicioni gjeografik 41 °192' V dhe 19° 272'L. Sipërfaqja e përgjithshme e portit është 1,467,000m2 , ndërsa sipërfaqja ujore është 674,000m2. Ka një ujëmbledhës detar me sipërfaqe 67 ha dhe pjesa tokësore ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 120 ha. Kanali i hyrjes ka një  thellësi prej  8.5m, gjatësi 3.65 miles dhe gjerësi 60m-195m, gjë e cila  siguron me lehtësi hyrjen për anijet që përpunohen në port. Në port janë 11 kalata dhe gjerësia totale përpunuese e tyre është 2.2 km Kapaciteti perpunues shkon ne 3 milion ton ne vit.Thellësia e detit pranë kalatës varion nga 6.6m deri ne 11.15m.Porti ka nje far .Disa nga distancat me te rendesishme jane qendra e qytetit ndodhet 300 m larg portit, ajo e stacionit te trenit 500 m.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Kontaktoni: Autoriteti Portual Durres.
Rruga Tregtare Lagjja nr 1
Durres, Albania
+355 52 222 028Telefon:
info@apdurres.com.al E-mail: