Forca e Sigurise Portuale
- Krijimi i nje mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm për Autoritetin Portual dhe operatorët e tjerë të cilët veprojnë në hapesirën e portit gjatë 24 orëve është objektivi kryesor i FSPD ( Forca e Sigurisë Portuale Durrës).
Kjo forcë lindi pas miratimit nga Parlamenti Shqiptar i ligjit Nr.9281 Dt 23.09.2004 për “Sigurinë në anije dhe porte”. Hapa të tjerë të rëndësishëm të cilët ndihmuan në ngritjen dhe organizimin e FSPD ishte përgatitja e akteve ligjore dhe nënligjore. Asistimi i qeverisë amerikane ICITAP ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në punën e FSPD gjatë krijimit të saj dhe në vazhdimësi. Falë impenjimit dhe seriozitetit të Forcës së Sigurisë dhe ICITAP porti ynë ndryshoi rrënjësisht nga një ndër portet më problematike në një port me siguri të lartë, duke u renditur përkrah porteve të tjera Europiane.Planet e sigurisë së portit të Durrësit janë në përputhje me Kodin Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijevedhe Porteve, Organizatës Ndërkombëtare Detare(IMO) dhe Konventës (Solas)1974.
FSPD ka per detyre mbrojtjen dhe mirembajtjen e infrastuktures dhe objekteve e vlerave te portit. 
Disa nga detyrat kryesore te FSPD jane:- Mbledhja, vlersimi dhe shperndarja e informacionit rreth kercenimeve te sigurimit, shkembimi i informacione te tille me qeverine dhe autoritet e tjera te sigurimit kombetare dhe nderkombetare.
- Komunikimi i mire me anijet, sektoret portuale dhe parandalimi i hyrjeve te paautorizuara ne anije, sektoreve portuale dhe zonave te tjera te shpallura te kufizuara.
- Parandalimi i futjes se armeve te paautorizuara, mjeteve zjarrvenese ose lendeve shperthyese ne anije ose sektoreve portuale si dhe cfaredolloj mjeti ose substance qe konsiderohet kercenim per portin.
- Ben te sigurte qe plani i sigurimit te portit dhe gjithe planet e tjera rezerve mbi emergjencat dhe evakuimet te azhornohen .
- Zhvillon trajnime ushtrime dhe stervitje per te bere te sigurte qe te gjithe perdoruesit e portit, autoritet portuale dhe autoritet lokale te jene te familjarizuar me planet dhe procedurat e ndryshme te sigurimit dhe reagon ne kuadrin e ketyre planeve ne kohen e duhur dhe ne menyre profesionale.
Prioritet kryesore te portit per sigurine jane:- Plotesimi i kerkesava te Kodit ISPS.
- Permirsimi i sigurise ne pergjithsi ne port.
- Kercenimet e sigurise
- Organizimi i sigurise
- Menaxhimi i incidenteve
- Emergjencat civile
- Nevelet e sigurise
- Siguria detare
- Armet e shkaterimit ne mase
Kontaktoni: Autoriteti Portual Durres.
Rruga Tregtare Lagjja nr 1
Durres, Albania
+355 52 222 028Telefon:
info@apdurres.com.al E-mail: