|
SHQIPERIA - Informacion i Pergjithshem
Shqiperia eshte e pozicionuar ne Europen Juglindore dhe kufizohet me detin Adriatik, ndermjet Greqise, Malit te zi , Kosoves dhe Maqedonise, me Gjeresi / Gjatesi gjeografike 41 grade 19‘ Veri/19 grade 27’ Lindje. Ky eshte nje pozicion strategjik pergjate kanalit (ngushtices) se Otrantos qe lidh Detin Adriatik me Detin Jon.Shqiperia ka nje siperfaqie totale prej 28,748 km2, ( toke 27.938 km2, uje 1,350 km2) vije bregdetare 362 km dhe popullsi 3,500.000. Kryeqyteti eshte Tirana. Terreni eshte i perbere me se shumti prej maleve, kodrave, dhe fushave te vogla pergjate bregdetit. Burimet natyrore jane nafta, gazi natyral, qymyr, krom, baker, lende drusore dhe nikel.
DURRESI
Qyteti i Durresit eshte i pozicionuar ne pjesen veriore te gjirit te Durresi
Pozicioni dhe karakteristikat Gjeografike
Gjeresi / Gjatesi gjeografike 41o19’ Veri / 19o27’ Lindje
Ererat : Jug, Jug-Perendimt, Perendim dhe Veri-Perendim, Jug-Perendim 60-110 km/ore
Permbajtja mesatare e kripes ne uje 37%
Batica dhe zbatica 0.38 m – 0.94 m
Temperatura mujore min./max. 0oC/+37oC
Temperatura mesatare vjetore e ajrit 18oC
Lageshtia relative mesatare mujore min./max. 58%/69%
Lageshtia relative mesatare vjetore 64%
Turizmi dhe Tradita
Plazhi i Durresit eshte me i madhi pergjate bregdetit te Adriatik. Plazhi i Durresit eshte i njohur nga turistet per reren, ujin e ngrohte dhe klimen e shendetshme. Nga vtiti ne vit keto plazhe behen me terheqese per turistet nga vende te ndryshme te botes. Akomodimi i tyre behet ne hotelet luksoze qe jane pergjate bregdetit. Restorantet, baret, tavernat dhe hotelet shquhen per sherbimin cilsor. Per clodhjen e turisteve jane ndertuar komplekse sportive si dhe krijohen mundesite per ushtrimin e sportet ujore.
Mjaft me interes jane dhe vizitat ne qytetin e Durresit, ku mund te vizitosh nje numer te madh monumentesh te antikitetit si keshtjella, amfiteatri i cili perket i shekullit te dyte me kapacitet 15.000 spektatore, muzeu arkeologjik, mozaike te ndryshem, banjo publike te antikitetit etj.Durresi eshte i famshem dhe per kuzhinen me prodhime deti. Ketu mund te gjesh nje shumellojshmeri te peshqeve dhe prodhimeve te tjera te detit. Gjithashtu edhe ushqimi tradicional si tava e dheut, peshku i pjekur ne tjegull, mishi i qingjit, sallatat e ndryshme, frutat natyrale te shumellojshme i japin imazhin e vertete kuzhines se Durresit.
|