Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.comJavascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Mjedisi
Në Autoritetin Portual Durrës, Drejtoria e Mjedisit që vepron në varësi të APD-së,  në përputhje me legjislacionin kombëtar e ligjet e BE-së, që i përkasin ruajtjes së mjedisit e organizon punën me anë të drejtorisë së Mjedisit  në këto drejtime:
  • Verifikon burimet ndotëse në akuarium, për të cilat merren masa të vazhdueshme për eleminimin e tyre, duke angazhuar operatorin e skafit për pastrimin e akuariumit dhe punonjësit e A.P.D-së për evadimin e mbetjeve të dala nga akuariumi.
  • Kontrollon kryerjen e mbledhjes së mbetjeve vajore, të ujrave të zeza, të plehrave dhe të mbetjeve të hambarëve pas përpunimit nga firmat e pastrimit ujor
  • Për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që kërkon neni 40 i Ligjit nr.9130 dt.8.9.2003 Per Autoritetin Portual, Konventa Ndërkombëtare për parandalimin e ndotjes së mjedisit detar (MARPOL 73/78),  Kodi Etik SA 8000, Ligji “Për emergjencat civile”, organizon dhe planifikon përmbushjen e detyrave ambientale të Portit për çertifikimin e tij sipas standardeve të kërkuara nga BE.
  • Kujdeset për parandalimin e ndotjes së tokës gjatë aktiviteteve që kanë lidhje me operacionet dhe gjatë lëvizjes apo parkimit të automjeteve.
Për përmbushjen e kësaj detyre, bashkëpunon me agjensinë spedicionere, përgjegjëse për përpunimin e mallrave.
  • Bën studim mbi sasinë e mbetjeve urbane që gjenerojnë gjatë zhvillimit të aktiviteteve që kanë lidhje me zhvillimin (projektet) dhe operacionet.
Emergjenca Civile
  • Specialisti i emergjencës detare dhe tokësore me ndotje ambientale është përgjegjës për masat e parandalimit të ndotjeve aksidentale si dhe për organizimin dhe mbajtjen në gadishmëri të strukturave kundërvepruese në emergjencë.
  • Përgjigjet për hartimin e Planit të Kontigjencës dhe ua bën të njohur të gjithë subjekteve bashkëveprues në emergjencë dhe bën kontrolle sistematikë të ndryshimeve në elementët e planit.
  • Për përballimin e emergjencave në zonën portuale, specialisti për emergjencën në Drejtorinë e Mjedisit të A.P.D-së, koordinon punën me Kapitenerinë e Përgjithshme të Porteve, me Kapitenerinë e Portit të Durrësit, me Drejtorinë e Emergjencave Civile në Ministrinë e Transportit, me firmat e pastrimit të zonës ujore, me Drejtorinë e Sigurisë Portuale, me Njësinë e MKZSH si dhe me subjektet me kapacitete kundërvepruese në rast emergjence me ndotje ambientale.
  • Specialisti i emergjencës dhe Drejtori i Drejtorisë së Mjedisit, planifikojnë dhe kërkojnë pajisje kundërvepruese në mbështetje të nevojave për përballimin e emergjencave në akuarium, në sipërfaqen tokësore dhe në radë. Në bashkëpunim dhe me miratim të Drejtorit të Përgjithshëm të A.P.D-së, mbajnë lidhje të ngushtë dhe binjakëzohen me kompani të liçensuara për antindotje, për krijimin e një njësie antindotje në Portin e Durrësit.



Drejtoria e Mjedisit pranë APD Menaxhon dhe Monitoron aktivitetin
ditor të pastrimit Detar dhe Tokësor nga firmat që kryejnë këto
aktivitete brenda territorit të APD.         
Firma “FIONA” sh.p.k., është firma private e cila e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2000, ajo kryen shërbimin e pastrimit në ambjentin e brendshëm dhe të jashtëm tokësor të APD-së.  
Për më tepër Informacion:

Adresa: Pranë Radiostacionit Xhafzotaj Durrës
Tel:      +355 5225538 
Fax:     +355 5230206 
Mobil:  +355 682023408
e-mail: arben.mema@yahoo.it      

Firma “Pastrimi Detar” sh.a. e licensuar nga MPPTT dhe Komiteti i Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit për të kryer veprimtarinë e Grumbullimit, Seleksionimit dhe Manipulimit të mbeturinave të ngurta dhe Grumbullimit e Seperimit të Mbeturinave të Lëngëta, bën pastrimin e anijeve, furnizimin e tyre me ujë dhe pastrimin detar.





Konform normave dhe rregullave të Komunitetit Europian për mbrojtjen e    
Mjedisit ka ndërtuar në Porto romano Impantin e pastrimit.


Për më tepër informacion:


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kontaktoni: Autoriteti Portual Durres.
Rruga Tregtare Lagjja nr 1
Durres, Albania
+355 52 222 028Telefon:
info@apdurres.com.al E-mail: