Kryesore>Mardheniet me Publikun>Panaire
Panairet ku Autoriteti Portual ka mare pjese
- Pjesmarrja në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “ Prishtina 2009”
Autoriteti Portual Durrës, është pjesëmarrës i përvitshëm i Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtinë 2009”. Koha e ekspozimit është nga data 02-05 Qershor.Në panair janë të pranishëm kompani nga Kosova, Shqipëria, rajoni dhe më gjërë. Në këtë panair bëhet promovimi i Autoritetit Portual Durrës dhe shërbimeve që ai afron në shkallë kombetare dhe ndërkombëtare.Panairi u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe Elida CO 94. 

-
- Panairi Prishtina 2010
Autoriteti Portual Durrës duke konsideruar si një nga partnerët kryesorë biznesin kosovar e ka kthyer tashmë në traditë pjesmarrjen e tij në panairin ndërkombetar të Prishtinës. Panairi Prishtina 2010 u organizuar nga Dhoma e Tregëtisë së Kosovës, Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë dhe kompania Elida Co . Përfundimi i korridorit Durrës-Kukës-Morinë ka rritur ndjeshëm shkëmbimet shoqërore dhe ekonomike me Prishtinën. Ky eveniment shënoi pikënisjen e procedurave për hapjen e zyrës së përfaqësisë së APD në Kosovë.
Per te qene sa me afer kerkesave te biznesit maqedonas dhe per zgjerimin potencial te klienteve tane ne Ballkan Autoriteti Portual Durres ishte i pranishem ne panairin Shkup 2010 i cili u zhvillua ne datat 19-23 Tetor ne shtetin tone fqinj te Maqedonise. Ne kete panair u be parashtimi i oportuniteveve te portit tone i cili ofron sherbime cilesore , performance e siguri te larte. 

Dy ditë radhazi në Pallatin e Kongreseve në Tiranë
Porti Detar i Durrësit është paraqitur më 14, 15 dhe 16 Prill në edicionin e trete të Ekspo-Konferencës “Turizëm dhe Real Estate në Shqipëri”, organizuar nga FIAA (Shoqata e Investitorëve të Huaj), METE (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Elida co 94 si dhe me mbështetjen e MTKRS dhe MPPT.
Në Ekspokonferencën “Turizëm dhe Real Estate në Shqipëri” morrën pjesë me panelin e tyre prezantues dhe ekspozues Sektorë prioritarë të ekonomisë shqiptare si Ministria e Turizmit, Shoqata e invstitorëve të huaj etj.
Në kuadër të promovimit të turizmit në këtë panair-konferencë u prezantua edhe Autoriteti Portual Durrës, që synon nxitjen e bashkëpunimeve reciproke me Investitorë vendas dhe të Huaj; shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e bashkëpunimeve të mëtejshme si dhe vendosjen e pikave të kontaktit me biznesmenët pjesmarrës në ekspokonferencë. Nisma e organizatorëve ka si qëllim promovimin e burimeve natyrore dhe njerëzore në një ekspozitë gjithëpërfshirëse që ofron Investitorët dhe Tregtarët vendas dhe të huaj që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Kontaktoni: Autoriteti Portual Durres.
Rruga Tregtare Lagjja nr 1
Durres, Albania
+355 52 222 028Telefon:
info@apdurres.com.al E-mail: