PMNZSH
- Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit (PMNZSH)
- Në Autoritetin Portual Durrës PMNZSH është një strukturë në varësi të
Drejtorisë Ekzekutive të APD-së dhe e mbështet veprimtarinë e saj në
ligjin nr. 8766 dt. 05-04-2001 të PMNZSH-së, VKM nr. 289 dt. 27-06-
2002 për riorganizimin e PMNZSH-së në objektet me rëndësi
ekonomike dhe në rregulloren e brendshme të APD-së. PMNZSH ka si qëllim parandalimin dhe shpëtimin e jetës së njerëzve e
të pronës nga rreziku i zjarrit, kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë,
dhënien e asistencës teknike, si dhe ndërhyrjen në rastet e
emergjencave e të fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera, brenda territorit të APD-së, por në raste emergjente dhe jashtë tij.

Ky shërbim ndërhyn edhe për dhënien e ndihmës jashtë territorit të
APD-së për nevoja emergjente të cilat nuk përballohen nga strukturat e
PMNZSH-së që veprojne ne territorin e Qarkut . Territori i APD-së nga kalata 0 deri ne kalaten 9 eshte i mbuluar me sisteme hidrantesh (mbitokësore dhe nëntokësore), me dy stacione pompash me ujë deti dhe me dy gjeneratorë emergjence për rastet kur mungon energjia elektrike.
Të gjitha godinat në territorin e APD –së (zyrat, arshivat, magazinat etj),
Sektori i terminalit te trageteve, Sektori i konteniereve, Sektori i elektovinxhave, Sektori i mirëmbajtjes mekanike, Sektori elektrik etj , janë të kompletuar me pajisje të mbrojtjes nga zjarri ( fikse dore universale , sensor sinjalizues, sensor vetveprues etj.) Edhe në terminalin e ri të Trageteve eshte parashikuar në projekt dhe po ndërtohet sistemi i hidranteve që mbulon gjithë territorin me hidrante.
- Sherbime te ofruara nga APD
Kontaktoni: Autoriteti Portual Durres.
Rruga Tregtare Lagjja nr 1
Durres, Albania
+355 52 222 028Telefon:
info@apdurres.com.al E-mail: