Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.comJavascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Porti
  • Pozicioni shumë i favorshëm gjeografik e bën portin e Durrësit portin më të madh në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon, dhe një nyje shumë të rëndësishme për tregun ndërkombetar.Porti i Durrësit është i  pozicionuar në pjesën jug-perëndimore të qytetit të Durrësit në pjesën veriore të gjirit me të njëjtin emër. Infrastruktura operacionale e tij përbëhet nga 11 kalata me një thellësi kalate që varion nga 7.5m -11.5m. Mallrat kryesore që përpunohen në port janë mallrat e përgjithshme drithra, kontainer, tragete ,minerale etj.Porti i Durrësit ka aktualisht 78% te tregëtisë detare në nivel kombëtar. Porti i Durrësit është gjithashtu një vendndodhje kyce për rrjetet e trageteve dhe tranzitin e pasagjerëve, duke i dhënë Durrësit nje pozicion strategjik në lidhje me Korridorin VIII, që do facilitojë tranzitin e pasagjerëve dhe mallrave në kontinentin Europian. Kostoja e ulët operative, grupi i motivuar menaxherial dhe shërbimet cilësore  janë disa nga vlerat që karakterizojnë portin e Durrësit.

 

 

 

 

 

 

KARAKTERISTIKA TE TJERA
Gjiri i Durrësit është rreth 18 km i gjatë  nga veriu në jug , me një vijë bregdetare për rreth 7km  për në lindje. Në perëndim të vijës ujore thellësia është më shumë se 10m. Gjiri i Durrësit është i mbrojtur mirë nga erërat veri-perëndimore nga gjiri i Lalzit si dhe nga erërave lindore dhe jug lindoreqë vijne nga toka . Porti është i mbrojtur gjithshtu nga lindja dhe perëndimi nga dallgëthyesit. Porti është i vendosur në lindje të Kepit të Durrësit i cili siguron strehë nga lindja deri në veri-perëndim dhe  dallgëpritësi kryesor i cili është ndërtuar në drejtimin jug-lindor nga bregu e shtyn atë strehë deri në jug. Porti mbrohet nga valëzimi prej dy moleve, prej atij lindor  i cili është ndërtuar me gurë të hedhur në gjatësi prej 549m me drejtim  Jug-Perëndim dhe Jugorit i ndërtuar me blloqe cimentoje me gjatësi 915m, që shtrihet në drejtim Juglindor dhe Lindor. Erërat që fryjnë janë jug,jugperëndimore, veri dhe veri-perëndimore me shpejtësi 60-110km/orë Gjiri siguron një ankorim të sigurtë për anijet që presin të përpunohen në port.
Përmbajtja mesatare e kripës 37%
Batica dhe zbatica 0.37m-0.94m
Temperatura mujore min/max   0°c/37°c
Temperatura mesatare vjetore e ajrit     18°C
Lagështia relative mesatare mujore 58% 69%
Lagështia relative mesatare vjetore 64%

 

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kontaktoni: Autoriteti Portual Durres.
Rruga Tregtare Lagjja nr 1
Durres, Albania
+355 52 222 028Telefon:
info@apdurres.com.al E-mail: