Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.comJavascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Qendra e Trajnimit
  • Qendra e Trajnimit e Autoritetit Portual Durrës u themelua më 22 Prill 2000.   Veprimtaria e Qendrës së  Trajnimit të APD-së mbështetet në:

    • Ligjin nr.9130  datë 08.09.2003  “Për Autoritetin Portual”.
    • Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 596 datë 10.09.2004 “Për Miratimin e statutit të Autoritetit Portual Durrës dhe riorganizimin e tij”
    • Ligjin nr.8872, datë 29.03.2002 “Mbi arsimimin dhe formimin  profesional në Republikën e Shqipërisë” .

    Çertifikimi i Qendrës

    Qëndra e Trajnimit në zbatim te ligjit nr 8872 datë 29.03.2002 “ Për arsimimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë “, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, me  LIÇENCËN  Nr.2438 datë 09.12.2008  të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta,  ka fituar të drejtën e  formimit profesional në specialitetet;
    • Parimet bazë të sigurisë në punë dhe në mjedisin portual
    • Përpunimi i mallrave të dëmshme dhe të rrezikshme.
    • Kontrollor kontenier, Supervizor, .
    • Terminologjinë portuale te gjuhës Angleze
    • Kurse kompjuteri.
    Kjo qendër organizon dhe ndihmon  në trajnimin e personelit si dhe rritjen profesionale të punonjësvëe të APD-se.
    Qendra ndihmon në programimin e kurseve të nevojshme për të siguruar kualifikimin e duhur pofesional-teknik të punonjësve.
    Bashkëpunon me të gjithë sektorët privat,  shtetëror apo edhe me Qendrat e tjera homologe Të Trajnimit të Transportit Detar  për të identifikuar nevojat e tyre për trajnimin e punonjësve sipas parashikimeve ligjore.

Gama dhe programet e trajnimit.
Gjatë vitit 2006 e në vijim, Qendra e Trajnimit duke u bazuar në kërkesat e sektorëve të ndryshëm të Autoritetit Portual ka kryer një sërë trajnimesh, konkretisht:

    • Kurs kualifikimi i udhëhequr nga Drejtoria Teknike për përpunimin e “Rregullores së sigurimit teknik dhe elektrik”, në të cilin kanë marrë pjesë punëtorë të brigadës së mirëmbajtjes së gabinave të sektorit të elektro-vinçave.
    • Disa kurse trajnimi te organizuara nga FSPD-ja me efektivat e saj për çështjet e sigurisë ne port.
    • Kurs Trajnues organizuar nga Qendra e Trajnimit ne bashkepunim me GTZ-në për standartet ISO.
    • Kurs trajnues 2 javor me ITAP, për mënyren e komunikimit me administratën, menaxhimin e burimeve njerëzore si dhe njohjen me veprimtarinë dhe vendimarrjen e BE-së.
    • Si një prej trajnimeve më të rendësishme të organizuar nga Qendra e Trajnimit për vitin 2006 përmendim kursin trajnues për elektrovinçierë.
    • Republika e Shqipërisë si një vend bregdetar i pellgut të mesdheut, dhe si vend nënshkrues i konventës së Barcelonës, përfiton nga aktivitetet e organizuara nga Qendra Rajonale e Ndërhyrjeve Emergjente, në rast të ndotjes së detit Mesdhe (REMPEC).
Për këtë arsye Drejtoria e Politikave të Transportit Detar, pranë Ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Qendra e Trajnimit dhe Drejtoria e Mjedisit të APD-së ne Tetor 2006 kanë organizuar  2 kurse kombëtare  “Për Konventën MARPOL 73/78”  me tema :
    • “ Parandalimin e ndotjes së mjedisit detar nga anijet”
    • “ Për përgatitjen dhe ndërhyrjen në rastet e ndotjes së mjedisit detar”.
Gjatë vitit 2007, 2008 dhe 2009 Qendra e Trajnimit ka pasur  proçes organizmin e këtyre kurseve trajnues, proces ky i parashikuar të vijojë edhe gjatë vitit 2010 si:
    • Trajnim për trajtimin e mallrave të rrezikshme.
    • Trajnim për njohjen e operacioneve në terminalin e kontenierëve
    • Trajnim për marrjen e njohurive bazë dhe të avancuara informatike .
    • Trajnim për marrjen e njohurive për termat e transportit detar të gjuhës Angleze.
    • Trajnim për njohjen e projekteve të reja elektrike (si ato te terminalit të ri te trageteve dhe kalatës lindore).
    • Trajnim mbi përdorimin e mjeteve të rënda(mjetet reachsteaker).


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kontaktoni: Autoriteti Portual Durres.
Rruga Tregtare Lagjja nr 1
Durres, Albania
+355 52 222 028Telefon:
info@apdurres.com.al E-mail: