Kryesore>Sherbime
Sherbimet ne Autoritetin Portual Durres

Autoriteti Portual Durrës ndërton, vepron dhe mirëmban infrastrukturën e portit,si dhe garanton një shërbim të shpejtë dhe të sigurtë . Porti i Durrësit dallohet per një efikasitet dhe siguri operacionale.
Autoriteti Portual Durrës eshte përgjegjës për planifikimin e strategjisë dhe hartimin e planeve të ndryshme për zhvillimin e portit të Durresit, duke marrë parasysh interesat e industrisë së portit, biznesit, dhe të tregtisë.
Përveç sigurimit të objekteve të infrastrukturës, APD siguron hapësirat e Portit, zhvillon dhe rrit pozicion strategjik konkurrues të tij në bazë të analizave të tregut përballë konkurruesve të tjerë. Porti ofron shërbime tërheqëse per konsumatorët, krijon marrëdhënie të forta afatgjata me klientet përmes imponimit të tarifave të përshtatshme. Autoriteti Portual ka punuar për të përmirësuar cilësinë e jetës së shumë njerëzve që punojnë në hapësirat e portit
Zhvillimi i portit të Durrësit, ka kaluar shumë etapa , për të arritur këtu ku jemi sot një port i qëndrueshëm, i sigurt dhe tërheqës dhe një vend me vlera për shoqërinë.
Kontaktoni: Autoriteti Portual Durres.
Rruga Tregtare Lagjja nr 1
Durres, Albania
+355 52 222 028Telefon:
info@apdurres.com.al E-mail: