Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.comJavascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Siguria ne Pune
    • Autoriteti Portual për mbrojtjen e sigurisë teknike kërkon shërbim të kualifikuar të mbrojtjes teknike dhe kushteve të punës.Portet konsiderohen si vende me nivel të lartë rreziku gjatë kryerjes së operacioneve që zhvillohen brenda saj. Për këtë qëllim Autoriteti Portual punon në përputhje me ligjin e portit dhe ligjet e rregullat shqiptare “Mbi sigurinë dhe shëndetin në vëndin e punës” si dhe në përputhje me të gjitha standartet aktuale ndërkombëtare ku aderon Shqipëria. Gjithashtu po punon në implementimin e sistemit të menaxhimit të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë OHSAS 18001 : 2007.
      Cfarë eshte OHSAS?

      Nënkupton strukturën për menaxhimin e rreziqeve dhe problemeve mbi shëndetin dhe sigurinë në punë. Nënkupton angazhimin e nivelit të menaxhimit për përmirësime të vazhdueshme të performancës së sigurisë së shëndetit.Autoriteti Portual përfaqesohet në këtë drejtim me inspektoriatin e sigurimit teknik i cili ndjek këto detyra konforme legjislacionit shqiptar si dhe normave të K.E. për këtë fushë.

 

 

 

 

Kontaktoni: Autoriteti Portual Durres.
Rruga Tregtare Lagjja nr 1
Durres, Albania
+355 52 222 028Telefon:
info@apdurres.com.al E-mail: