Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.comJavascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Sherbimi Veterinar
  • INSPEKTIMI VETERINAR DHE FITOSANITAR NE PIKEN E KALIMIT KUFITAR NE PORTIN E DURRESIT

    Ne Piken e Inspektimit Kufitar te Portit te Durresit, Drejtoria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatori Durres, kryen aktivitetin e saj nepermjet zyres se Karantines veterinare dhe fitosanitare te vendosur ne nje konteiner ne Sheshin e trageteve perbri nderteses se Doganes.
    Ne kete zyre punojne tre inspektore veterinare dhe kater inspektore fitosanitare.
    Inspektori veterinar ne Piken e Inspektimit Kufitar, ashtu si ne te gjithe Pikat kufitare ne Shqiperi dhe ne te gjithe pikat kufitare kryen inspektimin Veterinar bazuar ne Ligjin nr.9308 date 04.11.2004 “Mbi Sherbimin dhe Inspektoriatin Veterinar” si dhe ne Manualin per Postat e Inspektimit Kufitar.
    Ne Piken e Inspektimit Kufitar Inspektori Veterinar eshte pjese e grupit te praktikes doganore dhe merr kontaktin e pare me mallrat qe kalojne ne kufi per Import, Eksport ose Tranzit dhe ka te drejte te bllokoje eksportin, importin ose tranzitin e ngarkesave te permendura ne ligj kur ka mosperputhje me standartet e kerkuara ne ligj.
    Ngarkesat qe jane objekt i inspektimit karantinor ne Piken e Kalimit Kufitar jane:
    • Te gjitha produktet dhe nenproduktet me origjine shtazore per konsum human.
    • Prodhimet e detit dhe te akuakultures
    • Kafshet e gjalla
    • Ushqimet per kafshe
    Inspektori fitosanitar ne Piken e inspektimit kufitar ashtu si ne te gjithe Pikat kufitare ne Shqiperi dhe ne te gjithe pikat kufitare kryen inspektimin fitosanitarbazuar bazuar ne Ligjin Nr. 9362 dt 24.03.2005 “Per sherbimin e mbrojtjes se bimeve”, Ligji nr 8732 dt. 24.01.2001 “Per materialin mbjelles bimor” dhe vendimin e Keshillit te Ministarve per aktet nenligjore.
    Objekti i kontrollit jane Fidane, Farera, Lende Druri, Bime, Produkte te Mbrojtjes se bimeve.

  • Per me teper Informacion:
  • Drejtoria Bujqesise, Ushqimit & Mbrojtjes Konsumatorit Durres
    Adresa : Lagja 14, Rruga "Tirana", Shkozet, Durres
    Tel: 052264237
    Zyra ne Port
    Tel:    052 238376 / 239120

 

 

 

 

 

 

Kontaktoni: Autoriteti Portual Durres.
Rruga Tregtare Lagjja nr 1
Durres, Albania
+355 52 222 028Telefon:
info@apdurres.com.al E-mail: